Rasti Saraçi dhe akuzat për gjyq partiak në emër të ONM-së

Postuar në 08 Mars, 2018 10:25

Komisioneri Publik, Heral Saraçi, ka dalë përpara Kolegjit te Posaçëm të Apelimit ku i është ripërësritur akuza se me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar funksionimin e institucionit, në të cilin bën pjesë. Ai  pa u konsultuar me komisionerin tjetër Florian Ballhysa, ka nënshkruar kontrata të parregullta për punësimin e stafit.
Vetë Saracci tha se nuk ka asnjë provë që ta bëjë me përgjegjësi për hetimin disiplinor të ngritur ndaj tij nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Ai u kërkoi gjyqtarëve të Komisionit Disiplinor t’i jepnin kohë avokatit të tij për të realizuar mbrojtjen, por kërkesa u refuzua nga gjyqtarët Çomo, Shtylla dhe Hajdari

Avokati i tij mbrojtës, Shaqir Hasani, u kujtoi gjyqtarëve të Komisionit Disiplinor nepotizmin që ekziston edhe në institucionet e reja të drejtësisëm ku një avokat nuk kishte pranuar të mbronte komisionerin Saraçi për shkak se kishte frikë mos i hiqnin nga puna familjarët.

“Klienti im kishte zgjedhur një tjetër përfaqësues ligjor përpara meje, por ai hoqi dorë pasi kishte frikë se i hiqnin 3- 4 familjarë që kishte të punë- suar në këto institucione që po flasim. Ka ikur koha kur të drejtat e njerëzve i mbronte partia. Sot, klienti më ka zgjedhur mua dhe unë do ta mbroj. Më krijoni mundësinë ta mbroj klientin tim. Nëse më fyeni duke më mohuar të drejtat, unë është më mirë të largohem nga kjo sallë. Abuziviteti që kërkoni të bëni duke iu refuar ONM-së, është e pafalshme"

Gjyqtarja hetuese Natasha Mulaj u shpreh e surprizuar edhe për kohën e kërkuar nga Saraçi, pasi, sipas saj, çdo veprim hetimor është bërë në konsultim me të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.