Krijohet Fondi i Zhvillimit të Diasporës

Postuar në 08 Mars, 2018 12:31

Qeveria ka publikuar dje në faqen online projektligjin për krijimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Në këtë nismë qeveria përcakton rregullat e funksionimit dhe misionin e këtij enti që është “sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën si edhe brenda vendit, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe orientimit të prirjeve filantropike dhe investimeve të diasporës në mbështetje të zhvillimit në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj”.

Në krye të Fondit do të jetë një Këshill Drejtues i përbërë nga shtatë persona, gjashtë që zgjidhen nga administrata publike dhe një i caktuar nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Fondit i caktohet si objekt menaxhimi i financimeve që vijnë nga Këshilli i Ministrave apo donacione të ndryshme, ndërkohë që ai duhet të “mundësojë kontributin e përfaqësuesve të Diasporës për kulturën, arsimin, shëndëtësinë dhe zhvillimin rural. Po kështu Fondit i jepet e drejta për ndërmjetësim në çështjet e financimeve dhe “orientimit të filantropisë”.

Ligjërisht ai është i pavarur dhe i ngarkohet detyrimi që të krijojë administratë. Interesimi për Diasporën ka nisir dy vjet më parë dhe qeveria aktuale organizoi madhe edhe një takim të madh në Tiranë që kaloi jo pa kritika. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.