I vetëm në seli, Imami paralajmëron ndarjen nga PD (Video)

Postuar në 08 Mars, 2018 20:28

Ndarje të Partisë Demokratike paralajmëroi Arben Imami pas mbledhjes së kryesisë, ku Lulzim Basha iu shmang sërish debatit dhe ndoqi të njëjtën rrugë, tashmë në kushte edhe më komode, pasi i vemti që i doli kundër ishte Imami. Imami la të kuptohet se qarku i shkurtër që kërkon të ndjekë Basha për të mbledhur Kuvendin  pa thirrur më parë Këshillin Kombëtar nuk çon në bashkimin e zërave kundër, por legalizon një standard të Bashës që kalon radhën duke folur për forume dhe procedura demokratike.

I pyetur për kritikat e Imamit, Basha vazhdoi me ligjërimin e zakonshëm, duke u shfaqur në fakt më optimist nga sa pritej. “Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë cdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe une personalisht do te garantoj qe ky te mos jete nje proces formal por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platforme, per kete transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.