Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve

Postuar në 07 Mars, 2018 14:26

Më shumë se 2.000 miliarderë renditen në listën e më të pasurve në botë sipas revistës Forbes. Vlera totale e pasurisë arrin shifrën tronditëse të 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga renditja e vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, vazhdon të zgjerohet jashtëzakonisht hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trillionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të Meksikës.
Njeriu më i pasur në botë këtë vit nuk është askush tjetër përveç Jeff Bezos. Aksionet e Amazon u rrit me 59% në 12 muajt e fundit ose me 39.2 miliardë dollarë. Bezos ka kaluar lehtësisht Bill Gates, i cili është në vendin e dytë. Pasuria e bashkë-themeluesit të Microsoft llogaritet në  90 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë renditet biznesmeni Warren Buffet, CEO i Berkshire Hathaëay, me një pasuri prej 84 miliardë dollarë.
Francezi Bernard Arnault i mallrave të luksit LVMH, kishte vitin e dytë më të mirë pas Bezos. Ai është europiani më i pasur që nga viti 2012 dhe i katërti më i pasur në botë me një pasuri prej deri në 72 miliardë $.

I pesti dhe i gjashti janë të Mark Zuckerberg i (Facebook) dhe Amancio Ortega i komoanisë (Zara) me 71 dhe 70 miliardë $ respektivisht. Ma Huateng është njeriu më i pasur në Azi, dhe renditet i 17-ti  në botë, në sajë të kompanisë WeChat Tencent, i cili është një aplikim i mesazheve sociale me pothuajse 1 miliardë përdorues aktiv.

Presidenti amerikan Donald Trump renditet në vendin 766  nga i 544 që ishte vitin e kaluar me pasurinë e tij që vlerësohet në 3.1 miliardë USD,  400 milionë më pak  se një vit më parë kur filloi mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.