Renzi dorëzon çelësat e partisë

Postuar në 05 Mars, 2018 20:20

Dorëheqjen e parevokueshme nga nga udhëheqja e Partisë Demokratike italiane (PD) dha ish-kryeministri Mateo Renzi pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

"Unë do të jem një anëtar i thjeshtë i partisë dhe  do të jap kontributin tim në zonat ku patëm disfatë, siç duhet të bëjnë të gjithë. Ne po dorëzojmë çelësat ë shtëpisë në në një gjendje shumë më të mirë se kur e kemi marrë "- tha Renzi në konferencën për shtyp.

Sa për humbjen në zgjedhje, ai tha se ato duhej të ishin bërë në vitin 2017 për të patur një ndikim më pozitiv në zhvillimet europiane, duke pranuar se "partia e tij kishte dështuar për të shpjeguar në mënyrë efektive atë që kishte bërë dhe donte të bënte për të ardhmen e Italisë". Ish-kryeministri italian theksoi se "partia e tij nuk do ta pranojë kurrë kulturën e urrejtjes dhe lajmet e rreme" dhe i kërkoi partisë së tij të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai refuzoi çdo lloj bashkëpunimi, si me qendrën e djathtë ashtu edhe me lëvizjen Pesë Yjet. "Ne gjithmonë do të vazhdojmë, me një ndjenjë përgjegjësie, të themi Po, por edhe  Jo kur është e nevojshme"-përfundoi ish kryeministri italian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.