Në gjyq për spiunazh dy ushtarakët grekë të kapur në Turqi

Postuar në 02 Mars, 2018 16:43

Dy ushtarakët grekë të arrestuar nga autoritetet turke në kufirin mes Evros dhe rajoneve turke do të përballen me akuzat e tentativës së spiunazhit.  Mediat turke raportojnë se përveç armëve atyre u janë konfiskuar telefonat e tyre celularë. Më parë qeveria greke, përmes përfaqësuesve të saj ishte përpjekur për të ulur tonet, duke theksuar se incidenti ndodhi vetëm për shkak të kushteve të motit në  këtë rajon.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke tha se kishte folur me homologun e tij turk në një klimë mirëbesimi. I pyetur nëse ekziston frika për një gjykim të dy ushtarakëve grekë në Turqi zëdhënësi i qeverisë greke u përgjigj se kalimi i kufirit ishte për shkak të një gabimi njerëzor.

Ndërsa shefi i Ushtrisë, Admiral Evangelos Apostolakis, tha gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Delphi se "Forcat e Armatosura greke garantojnë mbrojtjen e integritetit territorial, duke siguruar një kapacitet të besueshëm parandalues, veçanërisht pasi Greqia vazhdon të përballet me veprimet provokative të Turqisë në Egje, duke reaguar me kujdes dhe temperament". Sipas tij në tthemel ë paqes dhe stabilitetit është bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.