Xhamitë, monumente osmane. Restaurimi nga TIKA

Postuar në 04 Mars, 2018 20:10

Punimet për 5 xhamitë që do t'i nënshtrohen restaurimit dhe që cilësohen si monumente osmane do të kryhen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Agjencia Anadolu raporton se brenda muajit mars do të nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytetin e Tiranës, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.

Sipas Agjencisë, tashmë ka përfunduar restaurimi i xhamisë në Kalanë e Prezës, Xhamisë Murat Bej në Krujë, Xhamisë së Nazireshës në Elbasan, Xhamisë Iljaz Bej Mirahori në Korçë dhe Xhamisë së Plumbit në Berat.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se në vitin 2018 në Shqipëri planifikohet realizimi i një numri të madh të ndihmave teknike dhe projekteve të bashkëpunimit.

“Në kuadër të misionit për ruajtje të pasurive të përbashkëta historike dhe kulturore, mbrojtjen, gjallërimin dhe përcjelljen te gjeneratat e reja, kemi përcaktuar dhe përpiluar projektet, ku janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e restaurimit të pesë monumenteve të përbashkëta historike dhe kulturore. Punimet do të fillojnë brenda muajit mars të vitit 2018 dhe do të përfundojnë brenda dy vitesh", thuhet në deklaratë.

Siç theksohet në deklaratë, TIKA në Shqipëri është aktive që nga viti 1996 dhe ka realizuar mbi 300 ndihma teknike dhe projekte të bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e zhvillimit të Shqipërisë.

https://aa.com.tr/sq/ballkan/tika-do-të-restaurojë-5-monumente-osmane-në-shqipëri/1078027

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.