Rusia deklaron se ka vendosur epërsinë në kapacitetet strategjike dhe bërthamore ndaj Perëndimit

Postuar në 04 Mars, 2018 13:01

Rusia pretendon se ka kryer me sukses testimin e një reaktorëve bërthamorë në miniaturë që mund të instalohen në raketat kruiz apo dronët nënujorë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetëore TASS që citon burime të ushtrisë. Sipas tyre raketat e pajisura me këto njësi të energjisë bërthamore do të kenë rreze të pakufizuar veprimi dhe do të përdoren edhe në njësi nënujore në kuadër të një sistemi shumëqëllimësh oqeanik.

Të njëjta burime kanë theksuar se ky avantazh që ka fituar së fundmi Rusia bën të pavlefshme çdo përpjekje për mburojat raketore që deri më sot janë cilësuar nga Kremlini si minuese të balancës strategjike.

Agjencia shkruan se Rusia i ka paralajmëruar partnerët “jobashkëpunues” perëndimorë dhe e ka bërë këtë përmes një rrjedhjeje të qëllimshme informacioni disa vjet më parë që synonte pikërisht rivendosjen e dialogut.

“Në vend të kësaj, partnerët tanë perëndimorë kanë bërë një gabim serioz për shkak të iluzioneve të tyre për superioritetin teknologjik. Ata zgjodhën të injorojnë sinjalet tona. Tani janë ata që duhet të plotësojnë boshllëkun…së pari duke prekur takspaguesit e tyre”, citohet burimi.

Sistemiet e avancuara ruse u zbuluan nga presidenti Vladimir Putin gjatë fjalimit në Asamblenë Federale dhe në to përfshihen raketat ndërkontinentale Sarmat, sistemet hipersonike Kinzhal, një raketë e komanduar bërthamore si dhe njësi nënujore automatike që përdoren për misione konvencionale dhe bërthamore.

Rusia mendon se nëkëtë mënyrë ka lënë pas kapacitetet e SHBA dhe Perëndimit duke bërë operative sisteme armatimi që përbëjnë risi dhe vendosin avantazhe të dukshme. Pajisja me reaktorë të vegjël bërthamorë të raketave dhe dronëve nënujorë kërkon rikoncpetimin e doktrinave të mbrojtjes në kushtet e një kapaciteti sulmues superior, edhe pse Rusia i përmbahet përherë zyrtarisht idesë së armatimit për qëllime mbrojtëse.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.