Shqipëri importi

Postuar në 03 Mars, 2018 10:42

Tanimë duket se është politikë dhe jo sjellje spontane. Edhe pse mund të mendojmë se është dikush tjetër që adminsitron faqen e Facebook të kryeministrit, politika që buron prej saj ka miratimin e Edi Ramës. 

Kryeministri shqiptar po kërkon me këmbëngulje lajme importi për të pikturuar Shqipërinë që na Duhet të cilën mandej do ta konvertojmë në Shqipërinë që Duam. 

Përveç lajmeve në media të huaja për bukuritë e maleve dhe plazheve shqiptare sot kemi një lajm për Shqipërinë e luftës kundër krimit që na e raporton Eureporter. 

Siç mund të merret me mend në këtë qasje nuk ka vetëm politikë dite. Aty reflektohet edhe një cinizëm që kapitalizon komplekset tona si shqoëri (çfarë thonë të tjerët për ne), një ndjesi izolimi që po çahet nga qeveria e tanishme, një vetëdije e të qenit diçka shumë e vogël në këtë botë bashkë me synimin shumë keqdashës që të duam një Shqipëri imagjinare të paketuar në arrikuj gazetash. 

Duke lëmë mënjanë faktin se raportime të këtilla konfrontohen me raportimet e medias shqiptare që synohet të injorohet, duhet pranuar se ato i drejtohen një publiku të huaj. Shkrimet për Shqipërinë e bukur të plazheve dhe të maleve, janë me natyrë komerçiale dhe është shumë tinzare dhe cinike t’u japësh atyre vlerë politike duke i transferuar me përkthim për publikun shqiptar. 

Është po ashtu tallëse në kulm t’u tregosh shqiptarëve vendin e tyre, si jetohet aty, duke marrë si kriter raportime gazetarësh që më shumë se investigues kalojn këtej si turistë që u bëhet temena. 

E njëjta gjë vlen edhe për shkrimet që kërkojnë në Shqipëri, ISIS apo lidhje të pabesueshme trafiqesh të armëve që nga koha e sovjetikëve. 

Sado që z. Rama të kërkojë të bëjë dallimin mes medias shqiptare dhe asaj të huaj me synime gjithfarëshe, media në qëllimet dhe synimet e veta është kudo njësoj. Edhe ajo krijon të vërtetat e veta që konfrontohen me ato të politikës dhe me ato të qytetarëve. 

Rasti i kryeministrit shqiptar është me të vërtetë përjashtimor. Ai qeveris një vend me shumë probleme, të thella madje, nga ato që po vënë në pikëpyetje perspektivën e një shoqërie të tërë, së cilës i sugjerohet vetëm një model suksesi: ai i kriminelit. Z. Rama është kalimtar në një pushtet që nuk di të shkëputet prej prangave të interesave nga më të errëtat dhe sërish synon ta detonifikojë të zezën që na rri para syve me xixa shkrimesh si këto të sipërcituara. Nuk ka alibi jashtë Shqipërisë për dështimet brenda saj. As nuk kthehet optimizmi i një shoqërie me lajka gazetarësh. Sidomos kur z. Rama në mëngjes poston shkrimet të tilla, kurse në darkë thotë se “shqiptarët që ikin kthehen me zanate”. Është shumë pa kuptim kjo logjikë nga një ish-emigrant që iku dhe erdhi pa ndonjë zanat të ri e madje pa ndonjë kulturë të re politike siç edhe po e shohim të gjithë. 

Sepse një kulturë e re do të kërkonte një minimum sinqeriteti në gjithë këtë lëmsh social – politik që po zhbën çdo fije të identitetit të shqiptarëve, 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.