Kundërpresioni polak ndaj Gjermanisë: Na detyrohet 850 miliardë$ dëme nga Lufta II Botërore

Postuar në 03 Mars, 2018 11:49

 Polonia pretedon e Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë dëme si pjesë e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Të paktën ky është pretendimi i polakëve përmes Arkadiusz Mularczyk i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi. Ai drejton një ekip parlametar që u ngrit në muajin shtator për të vlerësuar dëmshpërbliminn që Gjermania duhet të japë si pasojë e pushtimit që kreu në vitin 1939.

Po flasim për shuma të mëdha. Kjo është arsyeja pse Gjermania po ndjek një politikë që sfidon çdo pretendim dhe po e ndjek këtë politikë në të gjithë botën”, citohet ai në një deklaratë që tregon se Varshava po ngre çështjen e dëmshpërblimeve si kundërpeshë ndaj presionit të Berlinit në Bruksel.

Për Gjermanian kjo çështje është zgjidhur në vitin 1953 përmes një resolute të qeverisë komuniste të Polonisë që deklaronte se Gjermania kishte përmbushur detyrimet e veta dhe se nuk do të kërkohej më kompensim. Sipas konservatorëve polakë, ai vendim nuk ka vlerë sepse u mor nën presionin sovjetik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.