Krehër tokave në bregdet

Postuar në 03 Mars, 2018 12:51

30.000 mijë parcela në gjithë bregdetin shqiptar do t’i nënshtrohen verifikimit të pronësisë. Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame deklaraoi në  një konferencë për shtyp se funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të koperativave bujqësore, toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qënë prona të kooperativave.

“Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore, zona e rërës, së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat ligatinat e moçalet e ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake”- deklaroi Lame.

Kreu i ALUIZNI-t përmendi si zona me problematik: bregdetin e Velipojës, atë të Lezhës, të Shëngjinit, zonën e Kune-Vainit, Ishull Lezhën, Gjirin e Lalëzit, bregdetin e Spillesë në zonën e Kavajës, bregdetin e Semanit, zonën e Nartës, zonën e Orikumit, dhe bregdetin e Rivierës në përgjithësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.