Kokaina dhe Dafina, ERTV opozitari i lajmit të fundit

Postuar në 02 Mars, 2018 21:36

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit ka shumë pikëpyetje. Kryeministri po angazhon çdo mjet për ta paraqitur këtë operacion si një histori suksesi të policisë shqiptare. Nga ana tjetër ambasada amerikane i bëri një lexim jo shumë entuziast operacionit të Durrësit, duke e parë kapjen e një sasie kaq të madhe droge si një tregues i rritjes së trafikut të drogës.

I pari që përshëndeti aksionin ishte Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa që mesa duket në entusiazëm e sipër pa menduar llogaritë e holla politike deklaroi se aksioni ishte rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por më vonë u mundua të korrigjojë veten pa sukses.

Në vijim kryeministri angazhoi burmet e zyrës së shtypit për të shpërndarë nga Bullgaria një intervistë ku theksohej pikërisht ky fakt, sukses i policisë shqiptare pa ndihmën e të huajve.

Të paktën dy media duke iu referuar burimeve flasin për sinjalizim partnerët. Gazeta Panorama publikoi këtë të premte një artikull të mediave meksikane ku nënvizohej ndihma e shërbimeve partnere. http://www.panorama.com.al/613-kg-kokaine-mediat-meksikane-i-perket-kartelit-me-te-frikshem-ne-kolumbi/

Ndërsa Top Channel thotw se njoftimi sipas Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, nga autoritetet italiane në datën 27 shkurt. http://top-channel.tv/2018/03/02/ne-burg-per-kokainen-sinjali-per-kontenierin-me-droge-erdhi-nga-porti-italian/

Fill pas këtyre publikimeve në platformën televizive on-line të kryeministrit u shfaq zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë ku ripërsërit qëndrimin se nga partnerët nuk ka patur asnjë sinjalizim.

Kryeministri është i vetëdijshëm se përfshirja e zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës ka njollosur keq imazhin e uniformave blu. Qershia mbi tortë është  ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ku prova me e fortë e implikimit të ish-kampionit siç e cilësonte zoti Rama është përdorimi i makinës së ish-ministrit nga grupi i Habilajve, i akuzuar për trafikimin e tonelatave kanabis në Itali. Tani është momenti për Dafinat dhe kryeministrin po bën  edhe rolin e drejtorit të Redaksisë së lajmeve në  ERTV për të fituar lojën e përshtypjeve, pavarësisht se cila është e vërteta në këtë rast.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.