Veliaj, versioni i paanimuar i Xha Agros

Postuar në 02 Mars, 2018 22:59

Ndodhi edhe kjo! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë rolin e një agjenti të AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural), duke u sqaruar fermerëve procedurën që duhet të ndjekin për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë. Merita e tij në këtë rast duhet kërkuar  vetëm tek shpjegimi sesi Ministria e Bujqësisë jep lekë falas, pasi nisma është qeveritare dhe nuk ka të bëjë me bashkinë.

“A ka mundësi në çdo fshat për t’u thënë njerëzve, që te zyrat e AZHBR-së për 52 punë në bujqësi jepen lekë falas. Nuk është si kredia në bankë. Nuk ka nevojë për ta kthyer. Ka nevojë vetëm për të treguar faturën..”-u tha Veliaj fermëve që ishin mbledhur për ta dëgjuar në një takim në Farkë, ku dekori i përshtatej dhe  qëllimit.

“Kush ka një ide mjafton vetëm NIPT-i, karta e identitetit, shkon te zyra e AZHBR-së në Tiranë, ulesh me një nga punonjësit dhe i thua kam këtë ide”- shtoi më tej Veliaj. Për të informuar fermerët, Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë dhe një spot, ku një personazh i animuar me emrin xha Agro shpjegon gjithë skemën. Spoti ka dalë, dhe sapo të jetë on line do ta pasqyrojmë për të kuptuar më mirë personazhin për të cilin bëhet fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.