Meta heq vallen e transparencës, PS-PD i mbajnë shaminë

Postuar në 02 Mars, 2018 11:47

Deputetët e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike dolën në një mendje nga takimi me Ilir Metën ku u diskutua mbi fazat e negociatave për arritjen e marrëveshjes së shumë debatuar mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit. Rezultanatja ishte që marrëveshja me Greqinë të jetë transparente dhe të mos dështojë.

Si Mimi Kodheli ashtu dhe Edi Paloka, apo Tritan Shehu folën për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe transparencë në këtë proces. 
"U ra dakort qe eshte nje nevoje, dhe domosdoshmëri absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë, ne e kemi dëgjuar me vëmendje cfarë tha Presidenti, ndaj të njëjtin opinion me të, shtyllat e diskutimit ishin që marrëveshja të mos dëeshtoje dhe të bëhet sa më parë"-deklaroi Kodheli pas takimit. 

Ndërsa Edi Paloka e quajti qëndrimin e presidentit korrekt dhe se shqetësimi ishte mungesa e transparencës. Tritan Shehu shkoi edhe më tej kur tha se tha se opozita është pro një marrëveshje të drejtë, por që të mos ketë problematika do ishte mirë që kjo marrëveshje të dërgohej në Gjykatën e Hagës.

Duket i ngjashëm, por qëndrimi i PD është më i moderuar në krahasim me atë të Sali Berishës që ka folur për tradhëti, duke përfshirë edhe Ilir Metën në këtë valle. Pas çuditarave dhe lojrave mistrece që pamë me publikimin e korrespondencës me Ministrinë e Jashtme, edhe presidenti duket se ka reflektuar. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta nënvizoi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë, duke shtuar se për arritjen e një marrëveshje të drejtë dhe të qendrueshme kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.