Lau gojën me Veliajn!

Postuar në 01 Mars, 2018 13:53

Një ditë më parë Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp ku foli për rrezikun e kapjes së ekonomisë nga paratë e krimit dhe drogës, duke akuzuar Bashkinë e Tiranës si lavatriçe të pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit. Zoti Basha në cilësinë e kryetarit të opozitës bëri një parashtrim nga të cilat mund të dalin pyetje legjitime, që gjithsesi nuk justifikojnë përfundimet të cilat shpall kryetari i PD-së.

Çfarë tha Basha:

“2017-a, viti rekord i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT-it është rritur me 260%, ndërkohë përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë.14.4% ka qenë vlera, përqindja e kreditimit për ndërtimin në 2016-ën, 15% në 2017-ën.Me çfarë po financohen këto ndërtime ekstra?Me çfarë po financohen kullat, ndërtimet në Tiranë, të cilat përbëjnë mbi 80% të volumit, pjesën tjetër e ka Fieri, Durrësi dhe disa qendra të tjera të mëdha por pjesën e luanit e ka Bashkia e Tiranës.Le ta themi haptas që Bashkia  e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit.Dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit dhe në veçanti i ndërtimeve të larta në Tiranë,të cilat nuk kanë asnjë racionale ekonomike, nuk kanë asnjë kuptim për sa i përket strehimit.”

Denoncimi se zoti Veliaj është i përfshirë në pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit është një akuzë shumë e rëndë për të cilën opozita nëse ka fakte duhej t’i ishte drejtuar Prokurorisë në radhë të parë, në mënyrë që edhe ajo të ishte e besueshme në hipotezat që ngre para gazetarëve dhe opinionit publik.

A thua kaq probleme e ka opozita të gjejë fakte për Veliajn  sa  ngre akuza mbi hipoteza apo deduksione shifrash. Apo mos zoti Basha po lan gojën, në një kohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës  sapo ka shpallur ndërtimin e një kompleksi kullash në zonën e Teatrit Kombëtar, projekt për të cilin opozita nuk duket edhe aq e shqetësuar.  Aq më tepër që  zoti Basha është denoncuar në media per faktin se kunati i tij ka perfituar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.