Goli i Tiranës me gjiret e brendshme, Greqia nuk i ka kontestuar në OKB

Postuar në 01 Mars, 2018 17:13

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në përgjigje të interpelancës së thirrur nga ish-ministrja Bakojanis, ka zbuluar detaje të qëndrimeve të palës greke lidhur me çështjen e detit me Shqipërinë. Sipas tij, në thelb negociatat janë vetëm për një romb, i cili zë vetëm 9% të hapësirës detare mes dy vendeve. Ai pranon se pala greke ka neglizhuar dorëzimin nga Shqipëria në OKB të hartave lidhur me gjiret e brendshme dhe vijën bazë, duke e quajtur këtë në disfavor të palës greke.

Një pjesë e përgjigjes së Kotzias:

Mendimi ynë është se një marrëveshje e vërtetë është një mijë herë më e mirë se një marrëveshje fantazmë. Pra, duhet të shohim se si të dalim nga ky bllokim që ekziston prej 10 vitesh mes dy palëve.  Dhe marrëveshja, që të shpjegohemi ka të bëjë me 9% të sipërfaqes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Janë 1.190 kilometra katrorë të palës greke, për aq kohë sa deti territorial ka 12 milje.  Janë 1.220 kilometra katrorë të palës shqiptare e cila prej vitesh ka deklaruar 12 milje ujëra territoriale, dhe na mbetet një romb prej 9% i zonës detare, për të cilin duhet të gjejmë nëse ekzistojnë çështje teknike apo jo.

Do ta shohim nëse Meta së pari do të japë autorizim për Ministrinë e Jashtme Shqiptare që kjo e fundit të vazhdojë me zbatimin.  Natyrisht mandati i dhënë nga zoti Meta do të jetë i mbështetur në udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të cilat për ne nuk janë as të drejta as të përshtatshme, dhe as diçka që ne duhet t’i nënshtrohemi.

Nuk do të shkojmë në negociata për të ndryshuar ndikimin 100% në lidhje me ishullin Othonoi, ashtu edhe për ishujt shkëmbore në jug të Korfuzit. Problemi ligjor që ekziston ndërkombëtarisht është se në  marrëveshjen e vitit 1977 për shelfin kontinental me Italinë qeveria e Karamanlis ra dakord për një ndikim 70% të ishullit Othoni për shelfin kontinental. Pra, mos na fajësoni. Shikoni tekstet dhe marrëveshjet e qeverive tuaja dhe kuptoni se ku qëndron problemi.

Pyetja teknike që ekziston është për vijën bazë të gjireve të brendshme dhe jo për vijën e mesit. Ne duhet të rishikojmë prapë marrëveshjen, nëse është e vërtetë  ajo që thotë pala shqiptare se nuk është marrë parasysh vija bazë e gjireve dhe nëse Shqipëria ka paraqitur hartat në OKB-së, të cilat nuk janë kontestuar nga qeveritë e atëhershme bipartizane.

Kur një vend  i paraqet këto harta në OKB, është qeveria greke që duhet të sfidojë OKB-në. Ju nuk e keni bërë këtë, dhe latë të konsolidohet një pretendim i palës shqiptare.  Është lëshimi juaj. Dhe unë ende nuk e kuptoj, pse qeveria jua dhe ajo e PASOK nuk e ratifikuan këtë marrëveshje, por u kthyet në 2014 në konsultime sekrete me palën shqiptare për të gjitha marrëveshjet.

https://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/apantese-upourgou-exote...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.