Europa përballë një krize të mundshme në Ballkan

Postuar në 28 Shkurt, 2018 10:39

"Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, por jo Lufta e Parë Botërore". Këto ishin fjalët që dëgjoi nga një zyrtar i lartë në Turqi, në Ankara Ivan Krastev, kreu i Qendrës Liberale Strategjike me qendër në Sofje. Krastev në një artikull për Guardian shpjegon pse Europa është përballë një krizë të mundshme në Ballkan dhe pse duhet të veprojë menjëherë. Zyrtari turk e kishte fjalën për Lindjen e Mesme, por ai beson se i njëjti koment mund të ishte bërë respektivisht nga një zyrtar i Moskës, Kievit, ose Ballkanit për situatën aktuale në kontinentin evropian.

"E vetmi vend që nuk e dëgjoj këtë është në Bruksel. Kjo është për shkak se BE-ja është ende e papërgatitur për të jetuar në një botë ku rëndësia e gjeopolitikës është rikthyer dhe ku publiku është i obsesionuar me kufijtë dhe territoret dhe ka tendencë ta përcaktojë suksesin me krenarinë kombëtare sesa me rritjen ekonomike”

Kjo po ndodh aktualisht në Ballkanin Perëndimor, ku aftësia e BE-së për të vepruar si një "lojtar gjeopolitik" po testohet seriozisht. Këtë muaj BE prezantoi strategjinë e re për Ballkanin Perëndimor. Synimi i saj është të inkurajojë reformat në Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, dhe të rinovojë perspektivën e bashkimit. Fakti që institucionet evropiane, po tregojnë premtimin për një perspektivë të re për këtë rajon është një mrekulli, përballë rritjes së populizmit në shumicën e vendeve evropiane.

Një anekdodë që thuhet në Ballkan përshkruan në mënyrën më të mirë si mendojnë këta njerëz të janë lënë të presin gjatë në lidhje me integrimin evropian. Diferenca mes pesimistëve dhe optimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të bëhet anëtare e BE-së gjatë presidencës shqiptare të BE-së, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE gjatë presidencës turke të BE-së. Kjo do të thotë: Asnjëherë!

Brukseli ka të drejtë të bëjë të qartë se status quo-ja aktuale nuk është e qëndrueshme. Megjithatë, pa sqarime të mëtejshme, njoftime të tilla prodhojnë vetëm paqëndrueshmëri në rajon. BE-ja duhet të jetë e shqetësuar për një përsëritje të skenarit të Ukrainës, ku mbështetja e qeverisë për perspektivën evropiane të vendit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kundërshtarëve të zgjerimit si Rusia.

Disa faktorë i kanë kthyer prozhektorët në Ballkan, siç është kriza e fundit e refugjatëve, e cila ka shkaktuar çarje të thella në rajon. Tani ka një moment në rritje për një integrim më të madh, pas një periudhe kur BE u bë e njohur si një organizatë që dha pak para dhe kishte shumë kërkesa. Një zhvillim inkurajues, të cilit i është dhënë pak rëndësi, është ratifikimi i fundit i traktatit "miqësor" midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, dy vende ku marrëdhëniet janë shkelur kryesisht nga çështjet mbi pakicat. Pas këtij zhvillimi, të dy vendet dërguan mesazhin se po kërkojnë zgjidhje për problemet e rajonit më të gjerë.

Por, që BE të arrijë qëllimin  për ndryshimin tërësor të rajonit, duhet të marrë parasysh ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur. Në vitin 2003, kur BE-ja premtoi perspektivën e pranimit për këto vende, nuk kishte asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit do të ishte evropiane. Rusia e pa rajonin si një mjet për të transportuar burimet e saj natyrore në tregjet perëndimore në Evropë. Interesi i Moskës më pas ishte të ruante një shkallë influence në rajon, dhe jo të konkuronte me Brukselin.

15 vjet më parë, Turqia ishte e ngazëllyer për perspektivat e anëtarësimit në BE dhe kështu i vendosi politikat e saj në Ballkan në një mënyrë që tregon rëndësinë e saj strategjike në Evropë. Pastaj, askush nuk foli për Kinën në Ballkan. Sot konkurrenca gjeopolitike është e madhe. Kina bëhet vendi i parë që investon në Serbi. Ajo planifikon të ndërtojë një hekurudhë të shpejtë nga porti i Pireut në Budapest nëpërmjet Beogradit.

Kina shpreson se Ballkani Perëndimor përfundimisht do të bashkohet me tregun e BE-së, por ajo nuk ngutet për t'u pajtuar me rregullat evropiane të konkurrencës. E gjithë kjo shkakton shumë pyetje. A duhet të fillojë BE-ja të shtyjë Ballkanin Perëndimor që të miratojë rregullat e veta tani ose më vonë? A është gati të ofrojë kompensim për ato shtete që përfundimisht do të humbin investimet kineze si rezultat i integrimit evropian?

Qasja ruse ka ndryshuar gjithashtu. Brukseli nuk nevojitet të ketë spiunë në Kremlin për të kuptuar se Moska do të bëjë çdo gjë të mundshme për të parandaluar anëtarësimin e  Maqedonisë në  NATO-s, jo aq për arsye strategjike, por kryesisht simbolike. Europianët, të cilët janë përgjegjës për hartimin e politikave duhet të dinë shumë mirë se nëse mosmarrëveshja kronike midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk është zgjidhur para samitit të ardhshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor në maj, atëherë Brukseli do të vuajë një humbje të dyfishtë: aspiratat e Maqedonisë do të jenë "frenuar" dhe përpjekjet nga Brukseli për të luajtur një rol në rajon, do të kenë përfunduar atje.

Rajoni i Ballkanit është një rajon ku Rusia mund të punojnë për të destabilizuar BE-në, me kosto shumë të vogla, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe të një rreziku për konflikt me SHBA. Prandaj është në dorën e diplomacisë evropiane të bindë Moskën se përpjekja për të përshkallëzuar tensionet nuk është në interesin më të mirë. Por a është BE gati për ta bërë këtë gjë?

Nga ana tjetër është edhe Turqia, një vend marrëdhëniet e të cilit me BE-në janë "historikisht të zbehta". Ende është e paqartë se si presidenti Erdogan, do të "luajë letrat e tij" në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Ankaraja përpiqet të ndërtojë ndikimin e saj në komunitetet myslimane në Ballkan, Moska përdor ndikimin e saj mbi ortodoksët e krishterë. A munden Rusia dhe Turqia të koordinojnë lëvizjet e tyre, siç po përpiqen të bëjnë në Siri? Nëse BE nuk e sheh së shpejti realitetin e ri gjeopolitik në rajon, strategjia e saj në Ballkanin Perëndimor do të mposhtet".

http://www.huffingtonpost.gr/entry/yiati-e-eerope-einai-antimetope-me-mi...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ha-ha, nuk e di kush e ka bere kete artikull, por dallohet qarte trajtimi si gure shahu i disa vendeve ballkanike para te medhenjve BE, Kine, Rusi, Turqi. Dhe Shqiperia si me i vogli i te gjithve nder guret e shahut, ku te tjeret e luajne me te si te duan. E hidhur, por deri diku e vertete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.