Xhika mbetet në burg

Postuar në 27 Shkurt, 2018 17:45

U përfol për një lirim të mundshëm, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Albens Aliten me Aksel Qurdukën, ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Janë nëntë shkelje të gjetura nga auditi i Ministrisë për të cilat dëshmoi të hënën  në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë. 

Lënia në burg e Xhikës shton dyshimet se implikimet me aferat për rrugën Durrës-Kukës mund të shkojnë edhe më lart. Deri tani kanë dëshmuar ish-ministri i Transporteve, Sokol Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.