"Nuk dëgjoj". Autori Michael Wolff stimulon probleme me audion për t'iu shmangur pyetjeve për Trump

Postuar në 27 Shkurt, 2018 13:24

Michael Wolff, autori i librit “Zjarr dhe tërbim” që vuri përballë një situate shumë të sikletshme Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump, është përballur vetë me një moment të palavdishëm. Të paktën sipas raportimit të disa mediave, Wolff i ka bishtnuar një pyetjeje të bërë gjatë një interviste me “Channel 9” në Australi.

Ai u pyet për një deklarim të një muaji më parë, sipas të cilit, Trump ka aktualisht një lidhje jashtëmartesore, madje duke shtuar se “jam i sigurtë për këtë”.

“A i detyroheni presidentit dhe Zonjës së Parë një falje”? ishte pyetja.

Wolff nuk është përgjigjur por ka pretenduar se nuk dëgjonte gjë dhe se aparati kishte probleme.

Televizioni në fjalë raporton se pas verifikimeve të bëra nuk ka konstatuar probleme me audion, duke hapur kështu një diskutim mbi hipokrizinë e Wolff që duket se është vënë përballë një pyetjeje të sikletshme ndaj së cilës ka zgjedhur të largohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.