Arta Marku nuk lëviz

Postuar në 27 Shkurt, 2018 13:58

Opozita dështoi në nismën për t’i ndërprerë mandatin kryeprokurores, Arta Marku. Partia Socialiste rrëzoi në Këshillin e Legjislacionit kërkesën PD-LSI për shkarkimin e Markut. Oerd Bylykbashi propzoi përsëritjen e procedurës, duke kaluar në Vetting të gjithë kandidatët dhe më pas zgjedhjen e prokurorit e ri me shumicën e cilësuar prej 3/5.

"Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një ndër situatat më të paprecedenta lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushtetutshmëri po çon në një antikushtetutshmeri tjeter. Ta vëmë në shinë kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë që në të ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë të mos hyjë në një valë tërmetesh”-theksoi Bylykbashi.

Por për socialistët, Arta Markut nuk ka pse t'i ndërpritet mandati pasi u zgjodh në atë detyrë në mënyrë transparente. Marku u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës në një seancë të tensionuar, ku opozita hodhi tymuese dhe kundërshtoi me proteste zgjedhjen e saj. Kryeprokurorja ka marrë mbështetjen e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili kishte kërkuar arrestime brenda janarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.