Weinstein deklaron nisjen e falimentimit të kompanisë së tij

Postuar në 26 Shkurt, 2018 10:05

Skandalet i kanë kushtuar shumë shtrenjtë producentit të famshëm, Harvey Wienstein. Media të ndryshme raportojnë se pas dështimit në përpjekje për ta shitur kompaninë, Weinstein po shkon drejt idesë së falimentimit.

Kompania Weinstein është angazhuar në një process të shitjes me shpresë e ruajtjes së asteve dhe vendeve të punës. Sot këto bisedime u mbyllën pa një marrëveshje të firmosur. Bordi nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të ndjekë opsionin e vetëm të vlefshëm për maksimizimin e vlerës së mbetur të kompanisë: një process faliementimi të kontrolluar, citohet deklarata e bordit të kompanisë.

50 femra kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual dhe shfrytëzim të detyrës. Mes tyre janë edhe shumë aktore të njohura që kanë deklaruar se janë ngacmuar dhe madje u është kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të karrierës. Duket se fundi i Weinstein është i vulosur. Ai është themelues i kompanisë së njohur MiraMax.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.