Marrëveshja e detit/Qeveria i përgjigjet presidentit

Postuar në 25 Shkurt, 2018 20:48

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para mediave, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Juncker, se qeveria i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për informacion rreth bisedimeve që do të zhvillohen me Greqinë.

Rama u kujdes të theksonte se Presidenti nuk ka refuzuar dhënien e autorizimit pork a kërkuar informacion duke shprehur bindjen se tashmë nuk ka asnjë pengesë që të ecet përpara.

Paralel me këto zhvillime ka një angazhim të disa mediave që i paraprijnë opozitës për të thënë se mes Greqisë dhe Shqipërisë ka patur negociata të fshehta. Kalohet deri aty se të flitet për spiunë të grekëve e të tjera si këto.

Presidenti në fakt nuk mund të lejojë që të udhëhiqet më tej nga këto gjendje psiko-stresi që përjetojnë firmëtarët e marrëveshjes së parë. Sigurisht që është për të ardhur keq dhe fatkeqësi për Shqipërisë që një njeri si Edi Rama ka shansin të marrë një tjetër sukses në muajin prill me mbylljen eventuale të negociatave me Greqinë, por ky nuk është faji i tij. Kryeministri shqiptar livadhis i qetë në bahçen e politikës pse përballë ka kundërshtarë që përditë e më shumë i zënë rrezen vetes dhe nuk duan të dëshmojnë asnjë fije fleksibiliteti përveç se kur vjen puna te pazari personal.

Edhe kundërshtimi i marrëveshje së detit me teza spiunazhi është një tjetër dëshmi e katandisjes së opozitës shqiptare në nivele të tilla që nuk përligjin më as emrin e saj. E vetmja shpresë është që presidenti të përmbahet dhe të japë autorizimin pas informacionit teknik që do t’i ketë mbërritur në zyrë e të cilin me siguri që ka formimin profesional, por edhe urtësinë që ta lexojë deri më një.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.