"Edhe në Shqipëri, Mafia është e lidhur me politikën"

Postuar në 26 Shkurt, 2018 11:37

Edhe ne Shqiperi mafia eshte e lidhur me politiken. Kjo ka qenë deklarata e Prokurorit Kombëtar italian të Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho , pas takimit me kryeprokuroren e pergjithshme shqiptare Arta Marku. Ne nje prononcim per mediat ai tha se kriminaliteti shqiptar eshte shume prezent ne Itali.

“Kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali, në aleancë me mafian italiane dhe format e tjera kriminale. Hetimet qe po zhvillohen në Itali janë të shumta, kriminaliteti shqiptar eshte shtrire edhe në rajonet e Italise se Veriut. Shqetesim i madh mbetet trafiku i kokaines. Edhe ne Shqiperi mafia eshte e lidhur me politiken. Në takimin që pata me ministrin e Brendshem u fol për iniciativat e përbashkëta që po shkojnë përpara por edhe krijimin e task forcës”-theksoi  De Raho.

De Raho nuk foli për cëcshtjen Tahiri, por tha se janë bërë hetime domethënëse, që evidentojnë bashkëpunimin e Italisë me Shqipërinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.