E folura dhe arti i shpellave – një hipotezë për lindjen e të folurit te njeriu

Postuar në 26 Shkurt, 2018 17:16

A ka lidhje arti i shpellave me lindjen e të folurit te njerëzit? Ja një pyetje që vështirë se do të marrë ndonjëherë përgjigje shteruese. Gjithësesi idetë apo hamendësimet nuk mungojnë dhe një ndër to është edhe ajo e Shigeru Miyagawa nga Massachusets Institute of Technology.

Sipas këtij studiuesi lindja e të folurit duhet vendosur në relacion me artin e shpellave, pasi tiparet e tij mund të japing të dhëna rreth faktit sesi aftësitë tona komunikuese evoluuan.

Sipas Miyagaëa-s, arti i shpellave është i vendosur në zona kritike ku zëri jehon – ky është një vëzhgim për të cilin është rënë dakord mes një pjese të studiesve. Dhe vizatimet në shpella janë në thellësi të tyre çka tregon se akustika është arsyeja kryesore për vendndodhjen e vizatimeve që nga ana e tyre mund të përfaqësojnë tingullin që gjenerohej nga njerëzit e prehistorisë në ato pika kritike të shpellës.

Konvergimi mes tingujve dhe vendndodhjes së vizatimeve është ai që autorët e quajnë “modaliteti i kryqëzuar I tranferimit të informacionit” që presupozon përputhje të artit visual dhe informacionit zanor që u lejonte njerëzve të hershëm të rrisnin aftësitë e tyre në konceptimin e të menduarit simbolik. Ky supozim ndërtohet duke marrë për bazë faktin se edhe sot gjuha e njeriut kombinon tingujt me imazhin.

“Arti i shpellave ishte pjesë thelbësore e asaj sesi njeriu fitoi këto aftësi shumë të larta konjitive”, thotë Miyagawa.

“Kemi këtë process shumë konkrete konjitiv që konverton një sinjal akustik në disa përfaqësime mendore dhe i jashtëson ato si vizuale…Mendoj se është shumë e qartë se këta artistë flisnin me njëri-tjetrin”, vijon ai.

Ai pranon se zbërthimi i procesit evolutiv të gjuhës është shumë i vështirë dhe se është e vërtetë se gjuha nuk fosilizohet. Por lidhja me artin e shpellave mund të ofrojë një mundësi shpjegimi për fillimet e gjuhës njerëzore që është aftësia e tij më unike mes qenieve të gjalla.

Studiuesi mendon se përhapja e artit të shpellave thuajse në mbarë planetin dhe kjo mund të merret në konsideratë për mbështetjen e hipotezës se në zhvillimin e kësaj aftësie kemi akumulim njohurish, por në to gjejmë edhe struktura si veprimi, objektet dhe modifikimi që përputhen me strukturën gjuhësore.

“Kjo paralelizon me disa tipareve universal të gjuhës njerëzore – folet, emrat dhe mbiemrat – dhe arti i shpellave me bazë akustikën mund të ketë ndikuar në formimin e mendjes sonë simbolike konjitive”, thotë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.