Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor

Postuar në 25 Shkurt, 2018 14:35

26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja. Situata më problematike paraqitet në Shkozë, ku ruhen 6 km linear dokumentacion, që në pamjet e përcjella në televizionin në fjalë, tregojnë se çfarë trashëgojmë në këto 27 vjet kaos administrimi të dokumentacionit. Edhe vetë objektet janë të ndryshuara në destinacion, pasi më parë kanë qenë objekte të përdorura nga ushtria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.