Neandertali, artisti i parë

Postuar në 24 Shkurt, 2018 15:42

Ideja se Neandertalët ishin njerëzit e parë që krjuan art sa vjen dhe përforcohet për të shkuar drejt një teze përfundimtare. Një studim i fundit që ka marrë në shqyrtim edhe zbulimin e shpellave me vizatime në Spajë që mendohet se janë 65 mijë vjet të vjeta, e vendos Nenandertalin në një tjetër perspektivë për shkencën. Jo më inferiorë dhe të pazhvilluar, por humanoidë të sofistikuar që riprodhonin imazhe dhe që kishin një sens artistik të ngjashëm me tonin.

Autorët e studimit nga universiteti i Southampton dhe Instituti Max Planck, pohojnë se pikturat në shpellat iberike të La Pasiega, Maltravieso dhe Dona Trinidad, janë shfaqje të simbolizimit grafik që i atribuohen Nenadertalit për shkak të datimit të tyre.

Pretendimi i studimit është shumë domethënës:

Autorësia e të ashtuquajturit kompeksi teknik tranzitor i Europës, i cili njësoj si Châtelperronian(teknika e prodhimit të veglave në Paleolitin e Hershëm), përfaqëson një sasi të madhe objektesh dhe pigmentesh të zbukurimit personal, ka qenë prej kohës temë debate. Atribuimi direkt apo indirekt i tyre ndaj njeriut modern, është bazuar në argumentin e “konicendencës së pamundur” – që është pamundësia që Neandertalët do të kishin evoluuar sjelljen në atë kohë kur njeriu modern kishte hyrë apo ishte në portat e Europës. Duke treguar se Châtelperronian është vetëm një manifestim i vonë i një tradite të gjatë vendase të aktivitetit simbolik të Nenadertalit, rezultatet tona i japin fund këtij debati

Çka do të thotë se një pjesë e kulturës materiale dhe teknikës që qëndronte pas tyre, bashkë me artin simbolik u huazua nga Neandertalët. Dhe ky është një konkluzion që rishkruan historinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.