Jemi në prag të luftërave tregtare

Postuar në 24 Shkurt, 2018 16:33

Organizata Botërore e Tregtisë  paralajmëron se tarifat e reja të vendosura nga SHBA dhe reagimi i zemëruar  disa vendeve si Kina shtojnë rrezikun e luftrave tregtare. "Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim"-tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së,  Hobert Azevedu, duke folur për Agjencinë Gjermane në Gjenevë.

"Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshëme dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen”- shtoi Azevedo.

Në janar, Uashingtoni njoftoi se po imponon tarifa të larta për lavatriçe të mëdha të importuara dhe panele diellore për të mbrojtur vendet e punës në SHBA. Kina, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe të tjerët kanë reaguar ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni, duke bërë thirrje për konsultime me OBT-në. Nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen, Uashingtoni mund të përballet me masa ndëshkuese. Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës ka siguruar që ai nuk e sheh mundësinë që SHBA të largohet nga OBT.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.