Del në ankand aplikimi për punë i Steve Jobs (foto)

Postuar në 24 Shkurt, 2018 09:14

Një kërkesë për punë e themeluesit të Apple Steve Jobs është përfshirë në pop artikujt e kulturës që do të dalin në ankand nga 8 deri në 16 mars, së bashku me dy sende të tjera personale të tij: Një Mac OS X i nënshkruar nga ai në vitin 2001, me një  vlerë  25.000 $, dhe një copë gazetë e vitit 2008, me një foto të Jobs të titulluar "iPhone i ri, më i shpejtë do të shitet për 199 $" me vlerë 15,000 euro.

Aplikimi për punë i  Jobs para katër dekadave reflekton ambicien e tij për të punuar në teknologji dhe design. Në formularin e aplikimit që daton në vitin 1973, 18 vjeçari Jobs ka shumë  gabime në drejtshkrim dhe shenjat e pikësimit. Ai thotë se është karizmatik në lidhje me teknologjitë elektronike dhe dizajnin industrial.Edhe pse Jobs kishte përfshirë në aplikim faktin se kishte një patentë shoferi, ai shkroi se qasja e tij për transport publik ishte "jo e mundshme”.

Në ankand do të dalë edhe një kartë me shenjat e gishtave të Jimi Hendrix pas arrestimit të tij për drogë në vitin 1969 në Toronto. Gjithashtu, një letër dashurie e 'Amy Winehouse drejtuar bashkëshortit të saj Blake Fielder-Sivil, vlerësohet në $ 4,000. Këngëtarja britanike e ka zbukuruar letrën me një skicë që tregon një krokodil fëmijë që rrethohet nga zemrat e vogla. Ëinehouse vdiq nga toksikimi akut me alkool në Londër në vitin 2011 në moshën 27 vjeçare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.