Shqipëria dhe Maqedonia pranë hapjes së negociatave

Postuar në 22 Shkurt, 2018 18:23

Gazeta gjermane “Die Welt” i kërkoi  Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn një vlerësim se kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pavarësisht skepticizmit, Brukseli duket se do të japë dritën jeshile në verë, të paktën sipas projeksioneve të zyrtarit të lartë europian.

“Komisioni Europian do t’u rekomandojë vendeve anëtare së shpejti – me shumë gjasa deri në verë – të hapin negociatat e antarësimit me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Qytetarët e këtyre vendeve e meritojnë këtë perspektivë të veçantë evropiane. Ne besojmë se të dy vendet kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe kanë fituar të drejtën për një hap të tillë. Shqipëria për shembull ka bërë përparime të mëdha në luftën kundër krimit të organizuar”-thekson Hahn në intervistën për gazetën Die Welt.

Komisioneri Hahn do të gjendet të dielën në Shkup, bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe shefen e politikës së jashtme evropiane, Federica Mogherini.  Pas Shkupit, delegacioni evropian do të udhëtojë për në Tiranë, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Juncker do të përfundojë turneun e tij në Ballkan më 1 mars, me destinacion të fundit Bullgarinë që  ka presidencën gjashtë-mujore të Bashkimit Evropian. Në Sofje do të ketë një takim me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit që duan të bashkohen me BE.

BE-ja konsideron se, deri në vitin 2025, Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen shtete anëtare, por nuk është e angazhuar për një afat kohor. Në të njëjtën kohë, Brukseli paraqet si parakusht për zgjidhjen e kontesteve bilaterale. Një nga këto është emri i Maqedonisë, dhe dallimet mes të Serbisë dhe Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.