As Kina, as Rusia. "Kërcënimi kryesor për SHBA-të është konfuzioni në politikë"

Postuar në 21 Shkurt, 2018 11:47

 Javier Solana, ish-sekretari i Pëgjitshëm i NATO-s publikon së fundmi një opinion në “Project-Syndicate” titulluar: “Rreziqet e militarizimit”. Në shkrim ai përqendrohet te sfidat e sigurisë në botën e sotme duke vënë në dukje rritjen e shpenzimeve ushtarake nga fuqitë kryesore.

Një pikë kryesore në opinion është komenti i Solanës për qasjen e SHBA ndaj problemeve të sigurisë, që sipas tij është e gabuar.

Ndërsa ka kuptim që të njohim sfidat aktuale, ne duhet të kufizohemi dhe të mos e ekzagjerojmë. Në muajt e kaluar administrata amerikane publikoi tre dokumente të rëndësishme: Strategjia Kombëtare e Sigurisë, Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes dhe Rishikimi i Sjelljes Nukleare. Në të gjitha, Kina dhe Rusia identifikohen qartë si kërcënime serioze për rendin ndërkombëtar. Por kërcënimi kryesore për SHBA sot nuk vjen nga Kina dhe Rusia. Ai vjen nga konfuzioni që karakterizon vetë politika e SHBA, si pasojë e refuzimit të Trump të vetë rendit ndërkombëtar në krijimin e të cilit SHBA ndihmoi

shkruan Solana.

Kritika e tij ecën më tej kur merret me dokumentet strategjike të SHBA, të cilat ndonëse emfatziojnë superioritetin amerikan, nuk i përgjigjen sfidave të sotme.

“SHBA shpenzon për mbrojtjen më shumë sesa të tetë vendet që e pasojnë atë në renditje të marra së bashku. E megjithë deklatrimet e shpeshta të Trump për superioritetin ushtarak veprimet e tij nënkuptojnë se ky superioritet nuk mjafton”, vijon Solana.

Sipas tij këto dokumente përbëjnë një kthesë radikale në raport me politikën e Barack Obamës, që shpalli në Pragë vite më parë, objektivin për një botë të çarmatosur nga armët bërthamore. Dhe narrativa e konfliktit çon në fund në krijimin e një lloj profecie që përmbushet te lufta. Për këtë arsye SHBA duhet të ndryshojë qëndrim dhe t’i rikthehet mbështetjes për institucionet dhe aderimin në parime që kanë përcaktuar lidershipin e saj global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.