A është Turqia demokraci? Kreu i NATO-s: Është aleatja jonë

Postuar në 21 Shkurt, 2018 11:17

Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg është vënë në vështirësi përgjigjeje gjatë një interviste për revistën “Foreign Policy”. Pas një deklarimi të tij se NATO është aleancë 29 demokracive, ai është pyetur nëse Turqia është një demokraci. Stoltenberg ka preferuar të mos e përkufizojë Turqinë si demokraci, por si një aleate të çmuar, duke justifikuar sjelljen e saj me të ashtuquajturën “shqetësime të sigurisë”.

I pyetur sërish nëse Turqia është apo jo demokraci, Stoltenberg është hedhur në një degë tjetër:

Turqia është një aleate e NATO-s. Në Turqi ka zgjedhje dhe ne presim që Turqia të bëhet pjesë e vlerave thelbësore të Aleancës

I pyetur sesi do të përgjigjet NATO ndaj një ndërhyrjeje eventuale të Rusisë në Balltik, të ngjashme me atë në Ukrainë, Stoltenberg ka deklaruar se:

Së pari ne nuk shohim ndonjë kërcënim ndaj ndonjë anëtari të NATO-s dhe për rrjedhojë, unë jam përherë i kujdesshëm në spekullimin e tepër rreth situatave hipotetike. Por ajo që mund të them është se çdo gjë si ajo që ndodhi në Krime dhe Ukrainë, do të provokonte sigurisht një përgjigje nga e gjithë aleanca, sepse NATO është aty për të mbrojtur aleatët e vet.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.