Negociatat me BE-në mund shtyhen në fund të vitit

Postuar në 20 Shkurt, 2018 22:10

Nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit. Kështu deklaroi kryeministri Rama në intevistën e dhënë për Mustafa Nanon në Abc News.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”- u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Hapja e negociatave të anëtarësimit është kthyer tashmë në telenovelë. Shqipërisë i kërkohen rezultate dhe prova konkrete sidomos në zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, ku një nga çështjet më sensitive është ajo hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Rama ka folur edhe për ftohjen me kancelaren Merkel, duke thënë se ai vetë e kishte kuptuar si një marrëdhënie të posaçme.  “E vërteta është që në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”- tha Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.