Kreu i AKBN: Blloku 1 dhe 2 në Jon s’ janë në territorin shqiptar

Postuar në 19 Shkurt, 2018 18:23

Në kulmin e debatit mbi marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe përkatësinë e blloqeve detare në Jon, kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2. Në një intervistë për televizionin Klan ai sqaron se blloku Joni 5 së bashku me rezervat natyrore, janë pasuri e territorit shqiptar, të cilat nuk do të ndryshojnë, njësoj si ajo e rezervave që ka Greqia në zonën 1 dhe 2.

Paraqesin potenciale naftëmbajtëse të cilat duhet të konkretizohen në përmjet konkludimit të projekteve të kërkimit. Blloku Joni 5 është bllok në territorin shqiptar, ndërsa blloku 1 dhe Joni 2 nuk bëjnë pjesë në territorin shqiptar.

Bylyku thotë se shifrat janë konfidenciale, por ka të dhëna potenciale për sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në këtë zonë. Pas 10 vitesh që kërkon naftë në detin Jon, në zonën e quajtur blloku 5, kompania Capricorn, e cila më vonë ndryshoi emrin në Orion Limited, është në fazën e mbylljes së kontratës me palën shqiptare. Kreu i AKBN Bylyku, thotë se tashmë janë marrë të dhënat e kërkimeve që ka bërë firma konçesionare mbi rezervat që ka kjo zonë dhe se Joni 5 shumë shpejt do të lirohet. Për çështje ditësh, qeveria shqiptare do të firmosë marrëveshjen me kompaninë Shell e cila do të nisë kërkimin e naftës në bllokun 4 në tokë, mes Gjirokastrës e Delvinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.