Çfarë po ndodh me OShEE-në? 62 mijë ankesa për mbifaturime në 2017-ën, 4000 vetëm për janarin 2018

Postuar në 16 Shkurt, 2018 18:18

Disa ditë më parë ResPublica publikoi një pjesë të shkurtër raportimi nga një investigim i BIRN për ankesat për mbifaturime nga OSHEE. BIRN pretendonte se dispononte dokumente zyrtare, të cilat në praktikën e vet të punës i publikon përherë. Në këtë rast dokumentet nuk ishin vënë në në dispozion të publikut. Kjo ishte një arsye pse u vendos që të hiqej shkrimi përkatës që u zëvendësuan nga një shënim sqarues.

Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja e shënimit. Pas publikimit të materialit, nga OSHEE pati reagime duke pretenduar se shifra e ankesave nuk është e vërtetë. Për të sqaruar këtë situatë, ResPublica në bashkëpunim me TemaTv bëri disa pyetje pranë enteve përkatëse për të krijuar bindjen mbi vërtetësinë e raportimit fillestar në faqe, ndonëse ai ishte me burim një media tjetër.

Avokati i Popullit dhe Enti Rregullator i Energjisë jepnin panorama të ndryshme, ndërkohë që vetë OSHEE në deklarimin e bërë përmes drejtorit të Divizionit Tregëtar, pranon se shifra 62 000 është e vërtetë, ndonëse pretendon se ajo nuk duhet marrë si absolute mbifaturimin, që OSHEE preferon ta quajë keqfaturim, pasi ajo ka të bëjë me disa vite. Vetëm për janarin 2018 OSHEE ka patur 4000 ankesa për keqfaturime, çka është shifër e lartë dhe nuk mund t’i faturohet paranojës së abonentëve apo ndonjë hobi të çuditshëm për t’u ankuar.

Drejtori në fjalë ka deklaruar se është e pamundur të vlerësohet dëmi i cili këtu është aspekt kyç, pasi duke iu referuar raportimit të BIRN mbifaturimi po përdoret për të ulur raportimin e humbjeve. Kjo është një akzuzë e rëndë për të cilën deri më sot OSHEE nuk ka patur një përgjigje të arsyetuar përveç mohimit. Ndaj do të ishte e udhës që OSHEE të sqarojë më mirë se ccfarë ndodh në nivel të faturimit përderisa qartazi duket se një problem ekziston.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të z.Sevrani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.