Gjermani, gjykata: Mbledhja e të dhënave personale nga Facebook, pa miratimin e përdoruesve

Postuar në 13 Shkurt, 2018 10:44

 Një gjykatë në Berlin ka shpallur me një vendim të vetin se mbledhja dhe përdorimi i të dhënave nga Facebook është në kundërshtim me ligjin gjerman.

Akuza u ngrit nga Federata e organizatave të Konsumatorit – VZBV – një përfaqësues i së cilës, Heiko Duenkel u shpreh ndër të tjera se “Facebook nuk jep informacion të mjaftueshëm për mbledhjen e të dhënave kur përdoruesi regjistrohet”.

Një tjetër rast që është përfshirë në akuzë është edhe preinstalimi në aplikacionet e Facebook për smartphone i shërbimit për lokalizimin e përdoruesve që zbulon vendndodhjen e tyre. Gjykata i ka dhënë të drejtë palës paditëse për të paktën pesë kërkesa që kanë të bëjnë me default settings dhe më tej, e ka cilësuar të pavlefshëm përcjelljen e të dhënave për qëllime komerciale palëve të treta.

Facebook ka deklaruar se do të apelojë vendimin duke sqaruar se “ne po punojmë shumë që udhëzimet tona të jenë të qarta dhe kuptohen lehtësisht dhe që shërbimet e Facebook të jenë në përputhje të plotë me ligjin”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.