BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje

Postuar në 13 Shkurt, 2018 10:27

 Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.

“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.

Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Reagimi i KE-së erdhi pasi autoritetet turke ndaluan një anije italiane për të nisur kërkimin për naftë dhe gaz në Egje. Mjetit Italian iu ndalua kalimi në zonën e kërkimit për shkak se sipas njoftimit do të kishte veprime ushtarake. Zona në fjalë është pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros, por të cilën Turqia nuk e njeh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.