Tahiri dhe Nezar Seiti, objekt i një komisioni hetimor

Postuar në 12 Shkurt, 2018 12:36

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor, që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Sipas PD, komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt verifikimin e ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

Objekt tjetër i punës së Komisionit Hetimor do të jetë edhe ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.