Pas akuzave nga 50 femra, edhe shteti i New York padit kompaninë "MiraMax" të Harvey Weinstein

Postuar në 12 Shkurt, 2018 10:16

Shteti i New York ka depozituar një padi penale për kompaninë e Harvey Weinstein, producenti i njohur i cili është nën akuzë për ngacmim seksual, kërcënim verbal, por edhe përdhunim që nga muaji tetor. Më shumë se 50 femra, mes të cilave edhe disa nga aktoret më të njohura të Hollywood, kanë ngritur akuza të ngjashme për Weinstein.

Por shteti i New York përmes prokurorit Eric Schneiderman ka përpiluar padinë ndaj kompanisë, vetë Harveyt, por edhe vëllait të tij, bashkëthemelues i kompanisë, Robert, me akuzën se kanë dështuar në mbrojtjen e punonjësve.

Në padi përfshihen akuzat për kërcënime verbale, punësim për përfitime seksual, kërkim favoresh seksuale në këmbim të promovimit në karrierë, për kërkesë naj shoferëve për mbajtjen e kondomëve dhe injeksioneve për disfunksionim erectile gjatë gjithë kohës etj..

Pala paditëse thotë se akzua është ngritur pas katër muajsh hetime dhe në të përfshihet edhe mostrajtimi i ankesave, mosruajtja e konfidencialitetit etj.. Nga ana e vet avokati i Weinstein, Ben Brafman është shprehur se “ndonëse sjellja e klientit të tij nuk ishte pafaj, atu nuk ka asgjë kriminale”. Sipas tij hetimi do të njerrë se Weinstein promovoi më shumë femra në pozicione kyçe sesa çdo kompani tjetër në këtë fushë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.