Prokuroria këmbëngul në bllokimin e pasaportës

Postuar në 11 Shkurt, 2018 17:56

Merr një kthesë të papritur çështja Tahiri. Aty ku mendohej se procesi po shkonte në favor të Tahirit, Prokuroria për Krimet e Rënda i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i rirtheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë që të vendosë sërish masën shtrënguese për ndalimin e daljes jashtë vendit të ish-minitrit Tahiri. Organi i akuzës e ka depozituar kërkesën për rekurs në datë 7 shkurt, ndërsa ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet seanca e parë.

Apeli ia riktheu pasaportën ish-ministrit në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke i hequr masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi akuzohet se ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit Habilaj në trafikun e kanabisit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.