Rama i firmosi HEC-et në Osum në dijeni të shkeljeve

Postuar në 10 Shkurt, 2018 21:12

Atë që kryeministri Edi Rama e quajti gabim padashje të qeverisë në lidhje me fabrikimin e  koordinatave për ndërtimin e HEC-eve në Osum, në fakt është më shumë se aq. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai vetë dhe dy anëtarë të qeverisë së tij ishin informuar për koordinatat e manipuluara dhe shkeljet e tjera të projektit që në mars 2017, para mbledhjes së 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Shqetësimi atij u përcoll në qeveri më 9 mars 2017 nga ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili kërkonte vlerësim serioz të projektit si dhe kujdes të veçantë në rishikimin e lejes për këtë veprimtari, që sipas Metës “dëmton perspektivën e zhvillimit të një treve të rëndësishme të Shqipërisë.

Në letrën e Metës përfshihet edhe harta e projektit bashkë me shpjegimin se në lejen e ndërtimit të KKT-së mungon “referimi për parcelën 36 “që ndodhet afërsisht në mes dhe bën lidhjen e kanalit të dy veprave” si dhe “mungesa e lejes së përdorimit të ujit për HEC-in Veleshnje, koordinatat e të cilit ndodheshin në përroin e Bigasit”

Po pavarësisht këtij alarmi, Këshilli Kombëtar i Territorit i kryesuar nga kryeministri Rama e futi në axhendë dhe miratoi në dhjetor 2017 projektin energjetik për ndërtimin e dy HEC-eve në Bigas dhe Veleshnje, në favor të kompanisë “HP Bigas Veleshnje Energy”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.