PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP

Postuar në 10 Shkurt, 2018 14:07

Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, është shprehur për TemaTv se ankimimi do të ndërmerret kur të plotësohet vakanca e Gjykatës për të kërkuar një vendim  5:2 që është detyrues per Parlamentin. Kjo nismeë do të ndërmerret për shkak se vendimet e deritanishme 4:3 të Gjykatës, ndonëse pro kërkesave të PD-së, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca, pikërisht sepse nuk konsiderohen përfundimtare.  

Nenet e kthyera nga Gjykata Kushtetuese, kanë të bëjnë me filtrat paraparlamentarë të caktuara nga mazhoranca – si vjetërsia në punë, komisionet e ndryshme te vlerësimit dhe pastërtia e figurës, të miratuara pa dakordësinë e opozitës, por qe gjithesesi janë aplikuar në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP nga radhët e jogjyqësorit dhe joprokurorisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.