Kryeministri: "Nuk do të ndërtohen HEC-e në kanionet e Skraparit. Gabim padashje"

Postuar në 09 Shkurt, 2018 11:15

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot përmes faqes së tij në Facebook se hidrocentralet e parashikuara për t’u ndërtuar në kanionet e Skraparit nuk do të ndërtohen.

Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut

shkruan Rama.

Çështja e hec-ve në Skrapar u hap para disa ditësh dhe qeveria në fakt pati dy materiale zyrtare mbi të cilat operoi. Formalisht ministri i Mjedisit, Blendi Klosi reagoi përmes disa shkresave zyrtare që cilësonin të pasaktë lejen mjedisore, ndërkohë që në dritë dolën edhe falsifikime me koordinatat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.