Keqkuptimi me kullën e Veliajt te Teatri Kombëtar, Kumbaro: Do flas me Ndrenikën

Postuar në 09 Shkurt, 2018 13:42

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagoi ndaj kundërshtisë së artistëve për të zhvendosur shfaqjet e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale "Turbina" si dhe akuzave për mungesë transparence sa i takon ndryshimeve në ligjin "Për artin dhe kulturën". 

Kumbaro tha se "projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me e-mail tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit". Ajo u shpreh se është njohur nga mediat  me disa organizime të artistëve dhe shpreson që të gjithë të sqarohem pas një takimi mes tyre. 

Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për t’i diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet t’i takoj artistët pasi para se të kuptojmë çfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata çfarë ofron drafti”, deklaroi Kumbaro. 
E pyetur për reagimin e aktorit Robert Ndrenika ajo u përgjigj: “Duhet të flas me të”.

Në lidhje me ndërtimin e Kullës, Kumbaro tha se po mbarojnë punimet ne qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. “Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti, por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”-theksoi Kumbaro. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.