Justifikimi i qeverisë për HEC-in mbi Ujëvarën e Osumit (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2018 22:09

Lajmi se mbi Ujëvarën e Osumit ka filluar shtrirja e tubave për ndërtimin e një HEC-i të dhënë me konçesion në vitin 2013 nxori në sipërfaqe një tjetër skandal të gatuar në zyrat e shtetit, ku qeveria aktuale u kap gafil, pasi ka tjetërsuar kordinatat për ndërtimin e veprës energjetike. Këtë e pranoi vetë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një ndërhyrje telefonike në emisionin Opinion ku debatohej mbi denoncimin e bërë nga shoqata Raftin Albania . Subjektit që për momentit mbetet anonim i kishte skaduar leja mjedisore, megjithatë autoritetet nuk ndërhynë për të ndaluar punimet.  Klosi deklaroi se ka një deforimim të koordinatave për ujvarën e Osumit dhe kërcënoi me burg punonjësit që janë përfshirë në këtë skandal.

“Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.