Fake porn, moda kriminale që po përhapet si shaka

Postuar në 09 Shkurt, 2018 12:29
Gigio Rancilio - Gazetar

Ndodh një gabim i thellë në qasjen e përgjithshme ndaj të ashtuquajturit bullizmi kibernetik. Përkundrazi, dy.

I pari është që bullizmi kibernetik nuk ekziston. Dhe të tentosh të ndash “realen” nga “dixhitalja” na çon pashmangshmërisht në përballjen vetëm përgjysmë të problemit. Është sikur e “e keqja” të ekzistonte vetëm në web dhe rrjetet sociale, në WhatsApp dhe Messenger ndërkohë që jetën e “vërtetë”,  çdo gjë është mirë e bukur.

Gabimi i dytë është të mendosh se bullizmi është prerogativë vetëm e të rinjve, adoleshentëve për të cilët me të drejtë organizohen takime, seminare dhe leksione.

Për të ardhur keq që në nxitimin për të parë vetëm nga të rinjtë, po lëmë të na kalojnë akte keqbërjeje po aq, në mos më shumë shqetësuese nga bota e të rriturve. E fundit në radhën kohore është deepfake dhe konsiston në krijimin e pornografisë së rreme, pra filmimeve pornografike që retushohen duke ndryshuar pamjen e protagonistëve. Në fillim zëvendësimi bëhej duke përdorur fytyrën e aktoreve të njohura. Për ta bërë këtë duheshin kompjuterë të mirë dhe njohuri të mjaftueshme në përdorimin e programeve të caktuar. Tani është në qarkullim edhe një aplikim për smartphone që u lejon të gjithëve të realizojnë lehtësisht filma pornografikë falsë, duke përdorur imazhin e kujtdo.

E përsëris: të kujtdo. Ish-të fejuarës, ish-të fejuar, vajzave, nënave, tezeve, fëmijëve, profesorëve, politikanëve, klerikëve dhe kështu me radhë.

Krijuesit e këtij sistemi të sëmurë thonë se është një lojë. Një budallallëk lokalesh. Tallje prej goliardësh(origjinal: klerik të rinj që shkruanin poezi satirike) në vëllazëritë e  një kolegji amerikan.

“Filmimet e fallsifikuara krijohen duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe më hollësisht një algoritëm të “machine learning”, pra krijohen automatikisht”.

Një nga problemet e botës së sotme, reale dhe jo vetëm dixhitale, qëndron pikërisht në këtë pikë: në besimin se një veprim i neveritshëm, që shndërron njerëz që janë jashtë çdo dyshimi se mund të jenë pjesë e pornografisë, në pornostarë – kjo në rastin më të mirë për argëtim, në më të keqin për hakmarrje apo më keq – është pra “diçka pa rëndësi”. Për të qeshur.

Në fak, “moda” e “fake porn” nuk është çështje për adoleshentë me puçrra, por përfshin mbi të gjitha të rriturit. Persona të moshës 30-40 vjeç që vazhdojmë t’i quajmë të rinj edhe pse të tillë nuk janë.

Në Amerikë po bëhet çështje. Me artiste të famshme si Scarlett Johansson dhe Taylor Swift që janë rebeluar, duke denoncuar – si t’i quajmë: stalker dixhitalë? kriminelë?idiotë? – autorët e falsifikimeve pornografike e që janë shpesh anonimë.

Një zëdhënës i Twitter riafrimonte dje në një intervistë për faqen e specializuar Motherboard, se “rrjeti social çaktivizon çdo llogari që publikon fotografi apo video intime të prodhuara apo shpërndarë pa miratimin e subjektit të përjetësuar”. Pra, “do të pezullojmë çdo llogari që poston fake porn”.

Edhe një faqe shumë popullore si Reddit sapo ka mbyllur forumin e vet “deepfakes” ku publikoheshin video të ndryshme apo edhe foto të këtij lloji. Janë dy sinjale të rëndësishme. Por nuk mjafton. Të gjithë e dimë që filma të caktuar mund të shpërndahen në shumë rrjete të tjera sociale apo platform apo edhe në mijëra mënyra të tjera. Mjafton një link përmes WhatsApp, Messenger, e-mail apo përmes të harruarit sms për të baltosur një njeri. Që shpesh është një femër.

Kur I ndodhi Tiziana Cantone lëshuam lumenj me fjalë në gazeta dhe në rrjete sociale. Kurse tani rrezikojmë që ta lëmë çdo gjë të kalojë nën heshtjen tonë. Në vend se të ulërasim sepse me bashkëfajësinë e një inteligjence artificiale(që si çdo inteligjencë mund të shfaqet edhe si kriminale), sot është shumë e lehtë për të shndërruar një viktimë të pafajshme në një pornostar, duke i shkatërruar ndoshta edhe jetën. Mjafton fotoja juaj dhe pak minuta pritje. Mjafton një hiçgjë që një person që nuk ka bërë asgjë, baltoset dhe madje shkatërrohet. Duke e tradhëtuar.

Burimi: https://www.avvenire.it/rubriche/pagine/fake-porn-la-moda-criminale-spacciata-come-goliardia?utm_content=buffer38a78&utm_medium=social&utm_source=facebook.com&utm_campaign=buffer

Përshtatja shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.