Sanksione edhe Britanisë së Madhe nëse shkel marrëveshjen për fazën tranzitore të daljes nga BE

Postuar në 07 Shkurt, 2018 10:51

Bashkimi Europian parashikon sanksione ndaj Mbretërisë së Bashkuar nëse kjo e fundit do të shkellë marrëveshjen e arritur për periudhën tranzitore.  EuObserver raporton se sipas një dokumenti të miratuar së fundmi nga vendet anëtare, garantohet një mekanizëm që i lejon Unionit të pezullojë disa benefite për MB-në që ajo i ka nga pjesëmarrja në tregun e brendshëm europian…Po kështu ky mekanizëm zëvendëson praktikën e ndjekjes së çështjeve në Gjykatën Europiane, për shkak se ajo kërkon kohë.

Po kështu Unioni ruan të drejtat e veta në raport me Britaninë e Madhe gjatë fazës tranzitore, ndërkohë që kjo e fundit nuk do të marrë pjesë në asnjë nga institucionet europiane gjatë kësaj faze. Ajo mund të marrë pjesë në takime pa të drejtë vote. Britania shpreson ta mbyllë marrëveshjen për fazën tranzitore të daljes nga BE-ja në samitin e liderëve të BE-së që mbahet më 22-23 mars.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.