“Sono Tornato”, Musolini kthehet në Itali pas 80 vitesh

Postuar në 07 Shkurt, 2018 17:57

Mussolini jeton. Të paktën në ekranin e madh. Në komedinë (Sono Tornato) të Luca Minierios diktatori fashist Benito Musolini kthehet në Itali 80 vjet pas vdekjes së tij, duke lëshuar vetëm fyerje për kombin që e bëri të famshëm. Komedia, e cila nuk synon të jetë një film shfajësues rreth fashizmit, por një  një koment moral mbi temperamentin italian ka shkaktuar shumë reagime dhe debate të mprehta në shoqërinë italiane.

"Ju keni qenë një popull analfabet dhe pas 80 vjetësh ju gjeta prapë analfabetë", është një nga frazat e Musolinit teksa analizon aktualitetin. Një vend që gjatë 70 viteve të fundit ka ndryshuar 63 qeveri, figura e Musolinit duket surreale sipas konceptit të Andrea Kanaletit, një kineast i ri jo shumë i njohur, por me ambicie të mëdha.

Filmi karakterizohet nga përshkrim i vazhdueshëm i kontradiktave në reagimet e njerëzve, të cilët duken si të revoltuar, por  në të njëjtën kohë bien në gjumë. Një komb që arrin në pikën të dëshirojë "një diktaturë liberale, por jo tamam ashtu" dhe që merr me të qeshura dhe duartrokitje spektakolare kritikat e ish-diktatorit nga studiot televizive.

"Italianët nuk paguajnë kurrë taksa. Për t’i udhëhequr nuk është vetëm e vështirë, është e padobishme gjithashtu"- thotë Musolini. Komedia, e cila nuk fal askënd, ngre megjithatë një pyetje vendimtare, ndonëse hipotetike: Çfarë do të ndodhte në qoftë se  Musolini do të rikthehej me të vërtetë?

Filmi vjen si ide korresponduese e prodhimit gjerman Er Ιst WiederDa (Sikur të vinte prapë ai) nga David Wnendt, bazuar në librin nga Timur Vermes për një kthim hipotetik të Adolf Hitlerit në Gjermani. Filmi i ngjan një një dokumentari që është filmuar në rrugë, ku pasqyrohen reagimet reale të njerëzve që takojnë Duçen. Dikush e shan, një tjetër dëshiron të bëj selfie, ndërsa një tjetër i kthen përshëndetjen fashiste. “Sono Tornato” ka filluar të shfaqet të kinematë italiane nga një shkurti, ku ka marrë duartrokitje por edhe kritika të rënda.

Apologjia e fashizmit apo satirës?

Për Shoqatën Kombëtare të Partizanëve, filmi është "i papranueshëm", ndërsa revista Internazionale e përshkroi atë si një "apologji për fashizmin". Por protagonisti, Massimo Popolitsio thotë: "ne nuk jemi në fashizmëm, por në qoftë se ne vazhdojmë me këto premtime parazgjedhore, me këtë lloj populizmi është shumë e vështirë të qeveriset Italia. Duket se çdo politikan me mbështetjen e mediave është i aftë të shndërrohet në një lloj “udhëheqësi” edhe pse nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për vendin".

"Ai vdiq, e quanin Musolini, por brenda nesh vazhdon të jetojë fashizmi, dhe në të njëjtën kohë mbijeton dhe refuzimi për çdo gjë tjetër. Kjo është ajo që unë mund të them. Unë nuk dua të ndalem në imazhin e diktatorit. Në një farë mënyre, filmi na vendos para fashizmit që ekziston brenda secilit prej nesh dhe që vazhdon të jetojë sajë populizmit"-thotë regjisori.

Ndërsa El Pais shkruan se “fashizmi hipotetik që përshkruhet në filmin mbart shumë ngjashmëri me populizmin e sotëm, i cili lëviz mes duartrokitjeve të lehta dhe mungesës së besimit te partitë politike në përgjithësi". Minieri këmbëngul se problemi është butësia e kritereve dhe ndikimi i mediave, të cilat kanë  braktisur karakterin kritik dhe llogaridhënien si shtyllat të funksionit të tyre social.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.