Spekullimet në media: Greqia pritet të njohë Kosovën

Postuar në 06 Shkurt, 2018 11:11

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan së fundmi se Greqia do të njohë së shpejti Kosovën nëse një gjë të tillë do ta kërkojë ShBA. 
Sipas rrjetit në fjalë ka arsye ekonomike dhe sigurie për këtë veprim të pritshëm të Greqisë, sidomos për faktin se nevojat e politikës së jashtme të ShBA në Ballkan imponojnë sigurimin përfundimtar të kufijve në një rajon ku kriza nis pikërisht prej tyre. 
Po kështu agjencia në fjalë vlerëson se njohja e Kosovës nga Greqia lidhet edhe me pretendimet territoriale të shqiptarëve dhe turqve dhe njohja do të shmangte një aspiratë të tillë. 
Flitet për një ndihmë të madhe ekonomike nga ShBA ndaj Athinës, kur vetëm para disa kohësh u nënshkrua marrëveshja prej 2.3 miliardë dollarësh.
Raportimi vjen ndërkohë që Greqia ka nisur negociatat për emrin me Maqedoninë dhe me Shqipërinë për një sërë çështjesh. Po kështu sot publikohet raporti i KE-së për zgjerimin e unionit ku flitet pikërisht për rajonin tonë. 

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=02&dd=06&nav_id=103426

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.