Pa zgjidhur problemet e kufinjve nuk hapet asnjë derë e BE-së

Postuar në 06 Shkurt, 2018 13:56

Predispozita e treguar për të zgjidhur problemet me Greqinë nuk ka të bëjë me ndonjë reflektim të qeverisë shqiptare apo kryeministit Rama në raport me Athinën, por sepse Tiranës i është bërë e qartë se asnjë derë nuk hapet pa tejkaluar jo vetëm retorikën nacionaliste, por edhe cëcshtjet e kufinjve.

"Nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit, pa u zgjidhur më parë problemet kufitare". Kështu deklaroi Kreu i Komisionit Europian, Juncker gjatë një fjalimi në parlamentin Europia. Ai kërkoi të shmangen situata të tilla si ajo mes Sllovenisë dhe Kroacisë në lidhje me gjirin e Piranit në Adriatikun verior. Të dyja vendet u bënë anëtare të BE-së në vitin 2004 dhe 2013, por e pretendojnë këtë zonë që në vitin 1991.

"Ky problem midis Sllovenisë dhe Kroacisë duhet të zgjidhet shpejt. Nuk do të luajmë këtë lojë për herë të dytë: Këto probleme (kufinjtë) duhet të jenë zgjidhur përpara zgjerimit”- këmbënguli Jean-Claude Juncker.

Të martën u bë ë publik dokumenti i zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Siç mund të pritej, politika e brendshme e Europës ka diktuar edhe përmbajtjen e dokumentit që nuk ka patur surpriza: 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi kurse për të tjerët të ngrohen në diell sa të përmbushin kriteret. Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar para Parlamentt Europian se viti 2025 është indikativ dhe se ka qenë gabim raportimi sipas të cilit ai dhe Komisioni janë shprehur për anëtërsim të Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo datë siç tha ai është për inkurajim. Këto dy vende janë ato që kanë bërë më shumë progres dhe ndonëse Komisioni ka për objektiv zgjerimin Ballkani Perëndimor duhet të përmnushtë kushtet e anëtarësimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.