Qeveria greke nuk tërhiqet para protestave: Vazhdojnë negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë

Postuar në 05 Shkurt, 2018 12:22

Qeveria greke nuk ka ndërmend të heqë dorë nga negociatat për emrin e Maqedonisë, pavarësisht protestave masive të ditës së djelë. Mininistri i Jashtëm Nikos Kotzias, raportohet të ketë deklaruar se pjesëmarrja nuk ishte e tillë saqë të detyronte qeverinë të rimentonte strategjinë e saj.

Lakurqësia e Demokracisë së Re u shfaq bashkë me atë të atyre që nuk dëgjuan fjalën e Patriarkut Ekumenik. MIliona patriotë grekë e bënë zgjedhjen e tyre. Kështu që unë vazhdoj negociatat me qetësi dhe ndërgjegje dhe përgjegjësinë për të mirën e vendit”, është shprehur Kotzias.

Sipas organizatorëve të protestës në të morën pjesë 1.5 milionë grekë, por sipas vlerësimeve zyrtare numri i tyre nuk ka shkuar më shumë sesa 200 mijë. Protestuesit kundërshtojnë çdo opsion për përfshirjen e emrit “Maqedoni” në emrin e ri zyrtar të FYROM.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.